Zoran Zaev: Ju betohem se regjimi i Gruevskit do bie

Maqedonia

Zoran Zaev: Ju betohem se regjimi i Gruevskit do bie

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:46
Zoran Zaev

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sonte ka mbajtur tubim në Gjevgjeli, ku lideri i kësaj partie Zoran Zaev, i siguroi të gjithë qytetarët se regjimi, siç e quajti ai, i Gruevskit, ka marrë fund dhe se në Maqedoni po kthehet jeta. Zaev gjatë fjalimit të tij tha se Gruevski i ik ballafaqimit publik me të, dhe kështu i bëri thirrje publike për debat liderit të VMRO-DPMNE-së. Kreu i LSDM-së u bëri thirrje qytetarëve që të rreshtohen në anën e tij me qëllim që të ketë mundësi të formojë Qeveri stabile.

Edhe sonte, Zaev premtoi se nëse LSDM vjen në pushtet, paga minimale do të rritet deri në 116 mijë denarë, ndërsa ajo mesatare deri në 30 mijë denarë. Ai gjithashtu u zotua se të gjitha paratë të cilët, sipas tij, i janë vjedhur popullit nga ana e pushtetit aktual, ai do t’ia kthejë popullit, dhe në të njejtën kohë premtoi reforma në drejtësi dhe investime në shëndetësi, duke përmendur këtu edhe shërimin pa pagesë për të gjithë qytetarët, si dhe rritje të pagës deri në 100 mijë denarë për mjekët specialist, raporton SHENJA.

“Regjimi po merr fund, po vjen jeta, jetë për të gjithë ju. Këto 10 vjetë kemi një bandë famëkeqe e cila e ka okupuar vendin tonë për para dhe pushtet. Për atë dua ta dini të gjithë, ne fituam, regjimi ra. Dua nga këtu ta ftoj Gruevskin në debat, si ekonomist që është, të flasim për gjendjen ekonomike të vendit tonë. Pranoje duelin sepse ua ke borxh qytetarëve të cilët mbijëtuan këto 10 vite. Ju ftoj të gjithëve të radhiteni me ne, ta kthejmë jetën në Maqedoninë tonë. Ju betohem se regjimi do të bie pa asnjë pikë gjaku dhe ne do të jemi krenarë me Maqedoninë. Do të ketë konfiskim e jo federalizim, do t’i kthejnë paratë te populli. Ne kërkojmë Qeveri stabile, që të sjellim vendime për jetë më të mirë për të gjithë në Maqedoni”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat