Zaev: Qëndrimi i Gruevskit në qeveri sjell shqetësim dhe jostabilitet

Maqedonia

Zaev: Qëndrimi i Gruevskit në qeveri sjell shqetësim dhe jostabilitet

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:49
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedoni, Zoran Zaev

Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja, sonte ka mbajtur tubimin qendror në Shkup, ku kanë prezentuar programin me të cilin garojnë në zgjedhjet e parakohshme dhe kandidatët e tyre për deputetë.

“Është koha që Maqedonia të jetë shtet, ku do të ketë jetë për të gjithë. Edhe shtatë ditë dhe do të zgjohemi në mëngjes dhe do të ndjejmë jetën e vërtetë. Qëndrimi në qeveri i Gruevskit sjell shqetësim dhe jostabilitet. Ju ftoj juve, që të shfrytëzojmë këtë moment historik dhe të rrëzojmë këtë regjim që po na e shkatërron jetën”, deklaroi mes tjerash Zaevi.

Ai ju bëri thirrje të pranishmëve, që t’i marrin telefonat e tyre dhe t’u dërgojnë nga një mesazh të gjithë atyre që mendojnë se kanë nevojë për guxim dhe inkurajim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat