‘Anima Mundi’ kërkon varreza për kafshët në Maqedoni

Maqedonia

‘Anima Mundi’ kërkon varreza për kafshët në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:05
Ilustrim

Organizata që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ”Anima Mundi”, u ka dërguar 13 kërkesa partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Të indinjuar nga strategjithë, qëndrimet dhe programet e partive, se si do t’i trajtojnë kafshët, për ta përmirësuar gjendjen në këtë drejtim, në mbrojtjen e tyre, Anima Mundi kërkon nga partitë:

1. Përmirësimi i Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien e kafshëve në aspekt të përdorimit të kafshëve për eksperimente dhe për therrje rituale.
2. Përmirësimi i Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien e kafshëve në aspekt të trajtimit të kafshëve pa shtëpi dhe vendosjen e ndalesës për eutanazi të tyre.
3. Kampanjë pozitive kombëtare në bashkëpunim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe përfshirjen e këtyre shoqatave në përmirësimin e punës së stacionerëve të kafshëve në vend.
4. Programe të vazhdueshme për promovimin dhe konceptit të pronësisë së përgjegjshme, rëndësisë së sterilizimit, vaksinimit, identifikimit dhe regjistrimit të manarëve.
5. Forimi i një shërbimi të posaçëm të një shërbimi për mbrojtje të kafshëve që do të merrej me edukimin e popullsisë, pastja parandalimin, evidentimin dhe sanksionimin e dhunës, moskujdesit dhe braktisjes së kafshëve.
6. Kufizimi dhe kontrollimi i shitjes së matereve toksike, që përdoren për helmimin e kafshëve, përdorimi i të cilave ndikon në shëndetin e njerëzve.
7. Ndërtimi/përshtatja e parqeve për shëtitjen e manarëve dhe shoqërimin e qytetarëve, dashamirësve të kafshëve.
8. Të gjendet hapësirë për varimin e manarëve.
9. Të tejkalohet problemi me keqpërdorimin dhe dhunën ndaj kuajve në hapësirat urbane.
10. Përmirësimi në zbatimin e Nenit 233 të Kodit penal të Maqedonisë, që ka të bëjë me keqtrajtimin e kafshëve.
11. Ndryshime në politikën agrare të Maqedonisë, respektivisht ndalimi i subvencionimit të blegtorisë dhe fermave industriale.
12. Gjuetia të njihet si formë e paskrupullt e dhunës ndaj kafshëve, por edhe si dhunim dhe uzurpim i natyrës, njeriut dhe ekosistemit.
13. Mbyllja e kopshteve zoologjike, sepse janë të shtrenjta dhe jofitimprurëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat