Zaev: Do të dihet e vërteta rreth rastit ‘Lagjja e Trimave’ dhe ‘Smillkovcë’

Maqedonia

Zaev: Do të dihet e vërteta rreth rastit ‘Lagjja e Trimave’ dhe ‘Smillkovcë’

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 10:45
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, mbrëmë në tubimin e mbajtur në Ohër, premtoi se e vërteta në Maaqedoni nuk do të mbetet e pazbuluar.

Ai porositi se do të dihet e vërteta rreth rasteve për Martin Neshkovskin, vrasjes në Smillkovcë dhe Lagjes së Trimave.

‘Premtoj se nuk mund te jemi shtet nëse nuk e dijmë kush e vrau Nikolla Mlladenov, Martin Neshkovskin dhe katër fëmijët në Liqenin e Smillkovcës. Të zbulohet e vërteta për Lagjen e Trimave. Çdo shtet ka detyrim për të zbuluar dhe të ketë zgjidhje. Asnjëherë më pa drejtësi në Maqedoni’, tha Zaev ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat