U vihet dryni shkollave të Opajës dhe Mateçit

Maqedonia

U vihet dryni shkollave të Opajës dhe Mateçit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:34
Mateçi

“Jemi këtu pranë Shkollës Fillore ‘7 Marsi’ në fshatin Opajë. Në këtë shkollë procesi arsimor është ndërprerë gati dy javë, shkak për këtë është mungesa e ngrohjes. Kohë më parë drejtori i kësaj shkolle na premtoi që ky problem do të zgjidhjet brenda 10 ditësh, por edhe pas gjithë asaj periudhe të gjatë, ky problem si duket ende nuk është zgjidhur”.

Drejtori i shkollës, Besnik Ibrahimi pati thënë për televizionin Shenja që është duke u punuar dhe shumë shpejt shkolla do të jetë e pajisur me ngrohje, por nga ajo ditë deri tani kanë kaluar 1 muaj dhe ajo nuk është vendosur.

“Unë besoj se brenda 10 ditësh do të kryhet kjo vendosje e kalldajës siç kemi informacione prej komunës dhe prej firmës që punon”, pati deklaruar Besnik Ibrahimi, drejtor i shkollës ‘7 Marsi’ më date 05.11.2016

Ne kontakuam disa herë Ibrahimin, por ai nuk deshi të japë shpjegim për vonesën e vendosjes së ngrohjes, gjithashtu nuk dihet se kur do të rifilloj mësimi dhe a do të zëvendësohen orët e humbura të nxënësve.

Dryri i është vënë edhe Shkollës Fillore “Kultura” të fshatit Mateç. Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë nga dita e premte, gjithashtu nga shkaku i ngrohjes. Drejtori i shkollës “Kultura” Xhevdet Rramani, e bën përgjegjës Bankën Botërore.

“Këshilli komunal sjelli një vendim për të bërë një kërkesë për rikonstruktimin e shkollave fillore në komunë të Likovës, mirëpo ajo u zvarrit pasi kushtet janë ashtu. Për të bërë një kërkesë nga Banka Botërore nevojiten kushte të shumë llojeve, kështu që në bashkëpunim me komunën, Ministrinë e Financave dhe Bankës Botërore, kjo u realizua”, deklaroi Xhevdet Rramani, drejtor i shkollës “Kultura”.

Rramani, më tutje sqaroi arsyet e ndërprerjes së mësimit.

“Ne prej ditës së hënë e ndërprem mësimin, për këtë javë tërë javës, shkaku se nxemja ende nuk është realizuar, kjo pritet deri ditën e diel të lëshohet në përdorim……..besoj që do të arrihet planprogrami, pasi që nuk kemi humbur shumë”, tha më tej ai.

Rrahmani beson se të hënën e ardhshme mësimi do të rifillojë, ndërkaq orët e humbura do të kompensohen gjatë ditëve të shtuna. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat