Poposki-Batelli: Diskutojnë për rolin e OSBE-së gjatë procesit zgjedhor

Maqedonia

Poposki-Batelli: Diskutojnë për rolin e OSBE-së gjatë procesit zgjedhor

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot është takuar me Roberto Bateli

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot është takuar me Roberto Bateli, koordinator i vëzhgimit të misionit të OSBE-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor.

Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se, Poposki ka theksuar rëndësinë e misioneve vëzhguese për zgjedhjet në Maqedoni, duke potencuar përvojat pozitive nga monitorimi i OSBE-së, në zgjedhjet e kaluara.

Në këtë takim, Poposki gjithashtu e ka informuar Batelin për zhvillimin e dertanishëm të fushatës parazgjedhore, dhe ka përshëndetur punën e Batelit për forcimin e dialogut në mes Maqedonisë dhe Asamblesë parlamentare të OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat