Ahmeti: Të mos humbim sërish mandate shqiptare, na duhet forcë politike

Maqedonia

Ahmeti: Të mos humbim sërish mandate shqiptare, na duhet forcë politike

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:15
Ali Ahmeti

BDI-ja sot fushatën e saj parazgjedhore e ka vazhduar para banorëve të fshatit Shipkovicë, ku të pranishëm ishin kryetari Ali Ahmeti, dhe kandidatët tjerë për deputetë në njësinë zgjedhore numër 6.

Ahmeti porositi banorët e Shipkovicës, se këtë herë duhet të jenë të kujdesshëm se për kë do të votojnë, pasi mandati që vjen ka nevojë për forcë politike që do të mund t’u bëjë ballë sfidave të radhës.

“E gjithë veprimtaria këtu është shkruar në letër dhe këtu është dëshmuar për kulturën, traditën e mikëpritjen shqiptare. Janë befasuar që të gjithë, drejtues më të mëdhenj të NATO-s dhe përfaqësues të ndryshëm politikë me këtë traditë, kur ata përshkruanin madhështinë e shqiptarëve në Shipkovicë, prandaj shqiptarët janë mirënjohës ndaj juve këtu në Shipkovicën e pamposhtur”, tha mes tjerash Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën do t’a vazhdojë edhe në Gostivar, ku do të mbajë tubimin qendror në sheshin e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat