Ishte Gruevski ai që refuzoi duelin televiziv me Zaevin

Maqedonia

Ishte Gruevski ai që refuzoi duelin televiziv me Zaevin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:15
Nikolla Gruevski, Zoran Zaev

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski mbrëmë përsëri nuk është shfaqur në debatin parazgjedhor me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe pse televizioni Tellma mbrëmë parashikoi përballjen mes të dyve, përsëri në fund intervista u zhvillua vetëm me Zaevin, dhe se karrikja ku duhej të uleshte Gruevski, ishte e shprazët.

Në pyetjen nëse LSDM do t’i humbasë zgjedhjet, Zaev do të tërhiqet nga politika, ai paralajmëroi se do të tërhiqet nga politika, madje edhe nga pozita e kryetarit të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat