Aktorët politikë maqedonas? Një padron, një opozitar dhe një faktor kryesor shqiptar

Maqedonia

Aktorët politikë maqedonas? Një padron, një opozitar dhe një faktor kryesor shqiptar

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:20
Liderët politik në Maqedoni

Nikolla Gruevski, burri i hekurt i Maqedonisë që prej 10 vitesh, kreu i të djathtës nacionaliste, përballet të dielën në zgjedhjet legjislative me rivalin e tij socialdemokrat, Zoran Zaev.

Në kulisa, ish-rebeli shqiptar, Ali Ahmeti, është në qendër të lojës.

– Nikolla Gruevski, padron-

Ky ekonomist, 46 vjeç, ardhur nga klasa e mesme jugosllave, amator boksi është burri i hekurt i vendit që prej emërimit të tij kryeministër në vitin 2006. Konsideruar si një reformator pro-evropian, ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave dhe u akuzua nga drejtuesi i partisë konservatore VMRO-DPMNE se ishte shumë majtas.

Ky imazh është një kujtim i largët.

Nikolla Gruevski ka sot imazhin e një nacionalisti, një ndryshim padyshim i nisur që prej vitit 2008 kur vendi i tij është përballur me mbylljen e dyerve nga NATO për shkak të vetos së Greqisë.

Akuzuar për korrupsion dhe devijime autoritare, ai ka pranuar të largohet nga pushteti në fillim të vitit për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen të dielën.

Ai ka mbështetjen e 130 000 funskionarëve në pension të cilëve u ka rritur të ardhurat.

Është e vështirë të thuash nëse do të qendrojë kryeministër nëse partia fiton edhe një herë zgjedhjet.

Në rast dështimi, drejtësia, që po e heton për korrupsion mund të tregohet më e ashpër.

– Zoran Zaev, 42 vjeç, opozitar –

Ndërkohë që partia e tij socialdemokrate (SDSM) ka regjistruar që prej më shumë se 10 vitesh, lideri i saj që prej vitit 2009 do të përballet të dielën në qytetin e tij të Strumicas (juglindje), me rivalin e tij, Nikola Gruevski.

Sondazhet e nxjerrin të mundur.

Në moshën 42-vjeçare, ai shpreson të marrë miratimin e mijëra manifestuesve që zbresin rregullisht në rrugët e Shkupit dhe ndotin muret me piktura.

Por, ky “Revolucion ngjyrash” e ka humbur vrullin duke mos i dhënë kurrë një mbështetje të pakushtëzuar.

Lufta me Zaevit dhe Gruevskit është ashërsuar që prej shkurtit 2015.

Zaev ka akuzuar Gruevskin se qëndron pas përgjimeve të paligjshme të mijëra qytetarëve.

Zoran Zaev po hetohet nga drejtësia për një çështje korrupsioni pas publikimit të një videoje ku është parë duke kërkuar 200 000 euro rryshfet për të dhënë miratimin për një terren ashkiak në Strumica.

– Ali Ahmeti, rebeli i kthyer në faktorin kryesor –

Në moshën 57-vjeçare, Ali Ahmeti është kreu u Unionit për Integrimin Demokratik (UDI), partia kryesore shqiptare, aktualisht partnere e koalicionit të VMRO-DPMNE.

Por, ky ish-kundërshtar i Titos dhe pushtetit jugosllav, nacionalist, ka qenë anëtar i Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës (UÇK). konsideruar si i ashpër, para se rikthehej në Maqedoni ku ishte një prej drejtuesve kryesorë të rebelimit shqiptar në vitin 2001.

Nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund përplasjeve, ky njeri që flet vetëm shqip, është një partner i pakthyeshëm për atë që do të drejtojë në Maqedoni, njëherë aleat i socialdemokratëve dhe më pas i nacionalistëve.

Por, për kundërshtarët e tij, Ali Ahmeti ka harruar interesat e minoritetit etnik shqiptar për të mbrojtur interesat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat