Zgjedhjet në Maqedoni, dështojnë votimet në diasporë: Asnjë deputet

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni, dështojnë votimet në diasporë: Asnjë deputet

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 07:48
ilustrim

Dalja e ulët e qytetarëve në votime nuk do ta plotësojë kushtin e nevojshëm për të nxjerrë deputet, kështu pa deputet do të ngelen shqiptarët por edhe maqedonasit e diasporës.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike ishin paraqitur rreth 20 mijë votues, por me sa duket pjesa më e madhe e tyre në fund ka zgjedhur të mos dalë në vendvotime dhe me këtë dështojnë zgjedhjet për 3 deputetët e diasporës – informon Zhurnal.

Në zgjedhjet e kaluara të tre deputetët i fitoi VMRO-DPMNE-ja, edhe atë me një numër shumë të vogël votuesish. Për ta parandaluar një skenar të ngjajshëm, BDI-ja propozoi mekanizëm mbrojtës në ndryshimet e Kodit zgjedhor, ku parashikohej një prag zgjedhor i cili duhet të kalohet para se të zgjidhen deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat