Rezultatet LIVE (ora 23:32): VMRO e Gruevskit 24 mijë vota para LSDM së Zaevit

Maqedonia

Rezultatet LIVE (ora 23:32): VMRO e Gruevskit 24 mijë vota para LSDM së Zaevit

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 23:41
Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski

Nga rezultatet e fundit të KSHZ-së, nga numërimi i 771 mijë e 058 votave, VMRO-ja e Nikola Gruevskit vazhdon të kryesojë me 302 mijë vota ose 39.21 për qind.

Partia e dytë është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 278 mijë vota ose 36.15 për qind, kurse në vendin e tretë renditet BDI-ja e Ali Ahmetit me 56 mijë vota ose 7.31 për qind.

Lëvizja Besa është partia e katërt me 34 mijë vota ose 4.50 për qind, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 22 mijë vota (2.94 për qind) dhe PDSH-ja me 20 mijë vota (2.64 për qind). 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat