Flet deputeti shqiptar i LSDM-së: Betohem se nuk do t'ju zhgënjej

Maqedonia

Flet deputeti shqiptar i LSDM-së: Betohem se nuk do t'ju zhgënjej

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 12:49
Zoran Zaev, Muhamed Zekiri

Gazetari Muhamed Zekiri, njëri nga favoritët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për votat e shqiptarëve, pasi u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë, i ka porositur shqiptarët që ia dhanë votën se do t’i mbrojë interesat kombëtare.

"Falenderimet i takojnë të madhit Zot për këtë që bëm bashkë me ju shqiptarët e mi!!! Ju jeni njerëzit më të mirë në botë, ju jeni ata që shkruat historinë, ju jeni ata që i thatë mjaftë zullumit dhe të keqes, ju jeni ata që i dëshmuat të gjithëve se përveç Zotit nuk kemi frikë askënd tjetër, ju jeni ata që i’u treguat se ky popull nuk e duron më padrejtesinë!!! Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj!!! Ju betohem se do të jem zëri juaj përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!!! Fitorja ju takon juve!!!", shkruan Zekiri në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat