Lëvizja Besa ia merr një deputet OBRM-PDUKM-së?

Maqedonia

Lëvizja Besa ia merr një deputet OBRM-PDUKM-së?

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:11
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa paralajmëron se ka gjasa që në Njësinë Zgjedhore 2 ta merr edhe një deputetë, prandaj edhe do të dorëzojnë edhe një ankesë.

Burime të medias nga Lëvizja Besa konfirmojnë se kjo lëvizje mund ta merr një deputet nga OBRM-PDUKM-ja, pasi që dallimi në vota është mjaft i ngushtë. Nëse KSHZ-ja e pranon ankesën e kësaj Lëvizje, atëherë Besa do të ketë 6 deputetë.

Një ndryshim i këtillë do të ngushtonte në një deputetë, dallimin në mes të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.

Për këtë çështje, Lëvizja Besa do të mbajë një konferencë shtypi para selisë së KSHZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat