Nëse nuk bën probleme BDI, Besa do t’i merr një deputet VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Nëse nuk bën probleme BDI, Besa do t’i merr një deputet VMRO-DPMNE-së

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 14:22
Besa

Lëvizja Besa paralajmëron se ka gjasa që në Njësinë Zgjedhore 2 ta merr edhe një deputetë, prandaj do të dorëzojnë edhe një ankesë.

Burime të Lajm nga Lëvizja Besa thonë se gjithçka varet nga anëtarët shqiptarë në KSHZ, që janë nga radhët e BDI-së, sepse anëtari i PDSH-së me siguri do të përkrahë kërkesën e tyre.

Dallimi ëhtë rreth 50 vota dhe nëse pranohet ankesa e Lëvizjes Besa për prishjen e zgjedhjeve në një vendvotim ku dyshohet që ka pasur manipulime, atëherë janë reale gjasat që Lëvizja Besa të merr edhe një deputet në Njësinë zgjedhore numër 2. Nëse KSHZ-ja e pranon ankesën, atëherë Besa do të ketë 6 deputetë.

Një ndryshim i këtillë do të ngushtonte në një deputetë, dallimin në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, prandaj supozohet që edhe anëtarët e LSDM-së në KSHZ do të pranojnë ankesën e Lëvizjes Besa.

Për këtë çështje, Lëvizja Besa do të mbajë një konferencë shtypi para selisë së KSHZ-së, rreth orës 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat