Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia

Maqedonia

Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 19:59
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare. Rama sot ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa nesër pritet të takojë edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Meqë Maqedonia është në përfundim të një proceai zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë se ata do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre paritake Marrëveshjen e Ohrit, si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që programi i Qeverisë së re, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit. Partitë shqiptare në Maqedoni, ata nuk janë të detyruar të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”, ka thënë Edi Rama, pas takimit me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat