Shilegov: Tashmë kemi një deputet plus, ndërsa në të “gjashtën” presim rivotim

Maqedonia

Shilegov: Tashmë kemi një deputet plus, ndërsa në të “gjashtën” presim rivotim

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 18:05
Petre Shilegov

Në konferencën e sotme për shtyp, të zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, pyetjet kishin kryesisht të bëjnë me parashtresat e LSDM-së në KSHZ, i cili tha se të gjitha parashtresat janë për njësinë e gjashtë, që kanë të bëjnë me parregullsi gjatë votimit, fshirje të votuesve nga lista e zgjedhësve etj.

“Gjithë parashtresat janë për zonën e gjashtë, të cilat lidhen me parregullsi gjatë votimit. Një pjesë janë në Tetovë, një pjesë në Komunën e Tearcës. Dhe duke qenë të vetëdijshëm se do të vie deri tek anulimi i zgjedhjeve, të frikësuarit në OBRM-PDUKM, paralajmëruan protesta para KSHZ-së”, tha Shilegov.

Ndërsa i pyetur se çfarë pret nga parashtresat e dorëzuara në KSHZ, ai tha se presin që të rivotohet në ato vendvotime që kanë dorëzuar ankesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat