Zaev: Koha e Gruevskit mbaroi, liria po vjen

Maqedonia

Zaev: Koha e Gruevskit mbaroi, liria po vjen

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 11:47
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevski, duke u bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve. Zaev ka shkruar se koha e Gruevskit ka mbaruar.

“Të mos lejojmë asnjë provokim nga askush, veçanërisht nga ai që për 10 vjet e ka bërë rrëmujë Maqedoninë. Koha e Gruevskit ka mbaruar. Institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës. Nuk varet kush do t’a formojë qeverinë nga vendimet e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”, shkruan Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat