Zaev sot para gjykatës për rastin "Mitmarrje"

Maqedonia

Zaev sot para gjykatës për rastin "Mitmarrje"

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 10:42
Zoran Zaev

Pas disa seancave të caktuara dhe të anuluara, lideri i opozitës maqedonase sot përsëri do të ulet në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Shkupit.

Me fillim prej orës 10 duhet të nisë seanca për rastin "Mitmarrje" ku Zoran Zaev, njeriu i parë i LSDM-së dhe i qytetit të Strumicës, akuzohet nga një biznesmen nga Strumica se i ka kërkuar ryshfet për t'i dhënë në shfrytlzim tokën komunale.

Zaevi thotë se rasti që është nisur kundër tij është qesharak dhe se askund në botë nuk ekziston aktakuzë për mitmarrje pa u dhënë paratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat