Prokuroria refuzon kërkesat e avokatëve të Zaev

Maqedonia

Prokuroria refuzon kërkesat e avokatëve të Zaev

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 14:34
Zoran Zaev

Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka refuzuar kërkesën e avokatëve të liderit të LSDM-së Zoran Zaev për largimin e prokurorit Vlladimir Milloshevski në rastin ‘Mitmarrje’.

Avokatët e Zaev në gjykatën penale gjatë ditës kërkuan që prokurori Milloshevski të mos udhëheqë me lëndën pasiqë është i dyshuar nga prokuroria speciale për keqpërdorim të institucionit për qëllime politike.

Madje u kërkua që procedura gjyqësore të ndërpirtet deri në sjelljen e vendimit të PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat