Seanca kundër Zaevit anulohet për më 23 janar, mbetet prokurori i njëjtë

Maqedonia

Seanca kundër Zaevit anulohet për më 23 janar, mbetet prokurori i njëjtë

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 14:59
Zoran Zaev

Seanca gjyqësore për rastin "Mitmarrje" sot është anuluar për më 23 janar të vitit të ardhshëm, për shkak të obligimeve të të akuzuarit, liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryetar i qytetit të Strumicës, Zoran Zaev.

Në fillim të seancës së sotme mbrojtja e Zaevit kërkoi përjashtimin e prokurorit publik Vlladimir Milloshevski prej këtij rasti, por Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion e refuzoi kërkesën.

Mbrojtja e Zaevit, kërkoi përjashtimin e Milloshevski i cili e udhëheq këtë rast, deri sa Prokuroria Publike Speciale të prononcohet për padinë penale e cila është ngritur kundër tij.

Prokurori i këtij rasti Milloshevski ngarkohet për bashkëpunim kriminel, keqpërdorimin e masave të veçanta hetuese, shkeljen e së drejtës së mbrojtjes dhe mungesën e shkresave për masat e ndërmarra.

Sipas prokurorisë, Zaev si kryetar i komunës së Strumicës akuzohet se ka kërkuar ryshfet prej një biznesmeni të Strumicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat