Jess Baily takon kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela

Maqedonia

Jess Baily takon kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 17:51
Ambasadori i SHBA-se ne Maqedoni, Jess Baily

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i shoqëruar nga nënkryetari, Agon Ferati sot janë takuar me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily.

Në takim është diskutuar për situatën paszgjedhore, për nevojën e vendosjes së drejtësisë në vend, funksionimin e shtetit ligjor dhe rikthimin e stabilitetit politik përmes një qeverisje demokratike dhe përfaqësuese për shqiptarët.

Sela ka njoftuar ambasadorin e SHBA-së, Jess Baily se opsioni që përfaqëson ai, është i interesuar për krijimin e një “Strategjie dhe Platforme të përbashkët” të shqiptarëve me të gjithë partitë shqiptare që kanë mandate në Kuvend, ku si qëllim parësor do të jetë realizimi i interesave shqiptare, zhbllokimi i procesit euro-integrues dhe ndërtimi i një shoqërie mbi baza demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat