Zaevi i ka siguruar 61 deputet, tani pret të marrë mandatin?

Maqedonia

Zaevi i ka siguruar 61 deputet, tani pret të marrë mandatin?

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 19:43
Zoran Zaev

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, pret që presidenti Gjorge Ivanov, mandatin për formimin e qeverisë t’ia jep kryetarit të partisë i cili do të sigurojë shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend.

“Neni 90, i Kushtetutës së Maqedonisë është i qartë. Ai thotë se presidenti i RM, i’a jep mandatin atij presidenti të partisë politike ose koalicionit të cilët do të tregojnë se kanë shumicë në Parlament. Kjo do të thotë minimum 61 deputetë”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat