Zaev takohet me grupin parlamentar: Patjetër të realizohet “Plani për jetë”

Maqedonia

Zaev takohet me grupin parlamentar: Patjetër të realizohet “Plani për jetë”

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 21:54
Pamje nga takimi

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski, kanë realizuar takim me deputetët e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Në këtë takim është biseduar për situatën pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe mundësitë e realizimit të programit të tyre “Plani për jetë”.

“Është arritur sukses i madh, regjimi është mundur me votë, shumica e qytetarëve, mbi 600 mijë zgjodhën jetë, jo regjim. Në këtë takim është arritu vendim i përbashkët që të punohet në të mirë të qytetarëve dhe të realizohet “Plani për jetë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në këtë takim është konstatuar se, proceset demokratike do të fillojnë me formimin e Qeverisë së re, e cila do të hap perspektivë për gjithë qytetarët e Maqedonisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat