Zoran Zaevi mbetet kryetar i komunës së Strumicës, emëron zëvendësin e tij në komunë

Maqedonia

Zoran Zaevi mbetet kryetar i komunës së Strumicës, emëron zëvendësin e tij në komunë

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 18:07
Zoran Zaev

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strumicës u është drejtuar lideri i LSDM-së dhe kryetari aktual i komunës Zoran Zaev.

Para këshilltarëve, ai tha se për shkak të largimit në një funksion tjetër, emërohet zëvendëskryetari i komunës nga radhët e këshilltarëve, mandati i të cilit do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të jenë në fillim të muajit maj të vitit të ardhshëm.

Për zëvendës është emëruar këshilltari Kosta Kostadinov, kryetari i klubit lokal të SDMM në Strumicë.

Përndryshe Zoran Zaev mbetet kryetari i komunës së Strumicës, dhe hedh poshtë informacionet se ai largohet nga funskioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat