63 milionë euro kanë harxhuar qytetarët e Maqedonisë në tregun online

Maqedonia

63 milionë euro kanë harxhuar qytetarët e Maqedonisë në tregun online

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 22:29
Ilustrim

Tregu online në Republikën e Maqedonisë shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht prej vitit 2011. Rritje më të madhe ka shënuar në vitin 2014.

Ndikim në këtë rritje kanë web-faqet për blerje në grup, sidomos Grouper, e cila ka filluar me punë në janar të vitit 2011. Kjo faqe tanimë numëron mbi 130 mijë shfrytëzues, të cilët e përdorin edhe për zbulim të vendeve të reja, organizim të udhëtimeve dhe gjetje të prodhimeve për blerje.

Ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë në zhvillimin e tregut online siç janë: prirja e popullsisë që mos paguajë para kesh, faktorët politik dhe ekonomik, shpejtësia e teknologjive të reja, trendi i kompjuterit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat