Zaev apelon deri tek partitë shqiptare të mos bëjnë koalicion me Gruevskin

Maqedonia

Zaev apelon deri tek partitë shqiptare të mos bëjnë koalicion me Gruevskin

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:26
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u bëri thirrjeve partive shqiptare që kanë fituar mandate deputetësh të mos të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në dhe liderin e saj Nikolla Gruevski sepse në të kundërtën kjo do të thotë mbështetje ndaj regjimit dhe diktaturës.

“Të gjitha partitë patjetër të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e fundit për ndryshime. Përgjegjësi të veçantë kanë liderët e partive të cilët nuk guxon të mendojnë financiarisht apo të ndjekur nga interesat personale apo partiake, të mos respektojnë vullnetin e qytetarëve. Dua të jetë e qartë për të gjitha partitë që kanë deputetë në Kuvend se koalicioni eventual me Gruevskin do të thotë mbështetje regjimit dhe diktaturës. Askush s’ka të drejtë të mbështes diktaturë. Qytetarët qartë refuzuan regjimin dhe u përcaktuan për ardhmërinë demokratike të Maqedonisë”, tha Zaev.

Kreu i LSDM-së dënoi gjuhën e urrejtjes që, sipas tij, dëshiron ta imponoj Gruevskin me bashkëpunëtorët e tij.

“Nuk do të lejoj të dëmtohen ambasadorët të cilët janë mysafir në vendin tonë, apo ndonjë qytetar tjetër në këtë shtet. Nuk do të lejoj të rrezikohet ardhmëria e Maqedonisë në BE dhe NATO” shtoi Zaev.

Ai theksoi se federalizmi dhe kantonizimi ekzistojnë vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit, ndërsa nga ana tjera, Maqedonia ka kushtetutë të shkëlqyeshme, e cila do të respektohet.

I pyetur nëse LSDM bisedon me partitë shqiptare për koalicion, Zaev tha se duhet të pritet të mbarojnë të gjitha proceset zgjedhore, e më pas do të ketë bisedë. Ndryshe, Zaev konferencën e sotme e mbajti para Kuvendit me moton “e hëna e zezë-24 dhjetor 2012” kur dhunshëm në sallën e Kuvendit u dëbuan deputetët e LSDM-së dhe gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat