“Dhuro lumturi” tregu i Vitit të Ri në rrugët e Maqedonisë

Maqedonia

“Dhuro lumturi” tregu i Vitit të Ri në rrugët e Maqedonisë

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 11:27
Ilustrim

Programi i fëmijëve, muzikë dhe mundësi për blerje të dhuratave për festat e fundvitit do të dhurojë tregu i Vitit të Ri “Dhuro lumturi”, i cili prej sot deri më 31 dhjetor do të mbahet në rrugët e Maqedonisë.

Çdo kush i cili do të vizitojë këtë treg, do të ketë mundësinë të blejë dhurata humanitare, ndërsa mjetet do të dhurohen për SOS Fshatin e fëmijëve. Ndërsa si traditë e dërgimit të kartolinave për Vitin e Ri, në dispozicion do të jetë edhe Posta e Maqedonisë.

Ogranizatorë i këtyre aktiviteteve është kongres qendra “Aleksandar Makedonksi”, ndërsa mbështetës është edhe Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat