Zaev: Fitorja u konfirmua edhe në Tearcën multietnike

Maqedonia

Zaev: Fitorja u konfirmua edhe në Tearcën multietnike

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 08:41
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes profilit të tij në Facebook pas rivotimit në Tearcë ka shkruar se LSDM ka fituar.

‘Fitorja e shumicës së qytetarëve të vendit kanë votuar për ndryshime dhe u konfirmua në Tearcën multietnike.

Urime të sinqerta për qytetarët e Tearcës që me votën e tyre shumë saktë konfirmuan disponimin e përgjithshëm në Maqedoni.

Maqedonia zgjodhi Ndryshime dhe Jetë! Tearca zgjodhi Ndryshime dhe Jetë’, kështu shkruan Zaev në FB. Kujtojmë lexuesit se në rivotimin e djeshëm LSDM-ja ka marrë 245 vota, OBRM-PDUKM-ja 149.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat