Zaev-Staffanson: Qeveria e re të respektojë mesazhet e Pribes

Maqedonia

Zaev-Staffanson: Qeveria e re të respektojë mesazhet e Pribes

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Krytari i LSDM-së, Zoran Zaev ne takim

Krytari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ështëtakuar me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson.

Të dy konstatuan se Qeveria e re në Maqedoni duhet të jetë e vetëdijshme për procesin e reformave, të theksuara në raportin e Pribes dhe Komisionit Evropian, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Krenohemi me rezultatin, me stilograf dhe me votë mposhtëm regjimin. Mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përkasin presin përmirësim të jetës dhe ndryshime të vlerave me ato eeropiane”, deklaroi Zaev në takim.

Siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, në këtë takim është biseduar edhe për vijimin e proceseve politike në vend pas zgjedhjeve të parakohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat