LSDM: Politikanët si Gruevski dhe Ivanov i takojnë të kaluarës!

Maqedonia

LSDM: Politikanët si Gruevski dhe Ivanov i takojnë të kaluarës!

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 14:34
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev

Sulmet e Gjorge Ivanovit ndaj shumicës së qytetarëve të cilët zgjodhën ndryshimin, ndaj PSP-së, BE-së dhe NATO-së dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare, është vazhdimësi e politikave konfliktuoze të mentorit të tij Nikolla Gruevski, kështu thuhet në reagimin e LSDM-së, në komunikatën e lëshuar pas fjalimit vjetor të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

‘Ivanov është pjesë përbërëse nga problemi që 9 vite është duke e çuar Maqedoninë pas. Ai me abolimin e tij jokushtetues dhe joligjor, qëndroi në mbrojtje të kriminelit, kundër interesave të qytetarëve dhe vonë është të ketë drejtësi, për gjithçka do të ketë përgjegjës’, thuhet në reagim.

Në reagim poashtu ndër të tjera thuhet se politikanët si Gruevski dhe Ivanov tani më i takojnë të kalaurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat