Sela zbardh çfarë u diskutua në takimin me Ramën

Maqedonia

Sela zbardh çfarë u diskutua në takimin me Ramën

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 10:08
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama dhe Kryetari i LR-PDSH dhe pjesmarrës në koalicionin ‘Aleanca për Shqiptarët’, Ziadin Sela

Kryetari i LR-PDSH dhe pjesmarrës në koalicionin ‘Aleanca për Shqiptarët’, Ziadin Sela ka rrëfyer rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

”Këto janë takime të rregullta dhe të mira që duhet të ndodhin në mënyrë që partitë politike shqiptare duhet të jenë të koordinuara në lidhje me situatën politike në Maqedoni. Unë personalisht, nuk kam pas asnjë problem që të takohem me të gjithë krerët e partive politike por është mirë që ky takim u inicua nga kryeministri Rama. është një moment ku ne duhet të bëjmë një ndarje ku ne duhet të heqim dorë nga politikbërja 25 veçare në Maqedoni.” ka thënë Sela.

Sela gjithashtu thotë se të gjithë partitë me Ramën janë pajtuar që të ju jepet shumë rëndësi kërkesa të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat