Mbaron gjysvjetori i parë në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Maqedonia

Mbaron gjysvjetori i parë në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Nëpër të gjithë shkollat fillore dhe të mesme sot edhe zyrtarisht do të mbyllet sipari i gjysvjetorit të parë të vitit shkollor 2016/2017.

Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, do të jenë në pushim dimëror dhe në bankat shkollore do të kthehen më 18 janar.

Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, duke pasur parasysh se gjatë këtij vitit më shumë festa janë në ditët e punës, pushimi dimëror do të jetë më i shkurtër për një ditë, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat