Dodovska: 2016 ka qenë një vit ku politika dëshmoi se është më e fuqishme se e drejta

Maqedonia

Dodovska: 2016 ka qenë një vit ku politika dëshmoi se është më e fuqishme se e drejta

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 14:05
Profesoresha universitare, Ivanka Dodovska

Profesoresha universitare, Ivanka Dodovska, në një intervistë vitin 2016 e vlerëson si një ndër më të paqartit, në të cilin politika dëshmoi se është më e fuqishme se e drejta. Dodovska theksoi se 2016 ka qenë një vit ku Maqedonia u ka ikur shumë skenareve, ndërsa për vitin 2017 ajo mendon se do të jetë vit i pavarësisë.

“Përderisa nuk formohet qeveria, agonia e qytetarëve të Maqedonisë do të thellohet edhe më tej. Ne nuk mund të krahasohemi as me Belgjikën, as me Kroacinë ose me Slloveninë dhe për këtë arsye, sa më shpejt që do ta kemi qeverinë aq më shpejt do të dalim nga errësira në dritë”, tha mes tjerash Dodovska.

Ajo si pozitive gjatë vitit 2016 mendon se janë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat