Zaev: Gjatë akteve terroriste duhet të veprohet me mençuri

Maqedonia

Zaev: Gjatë akteve terroriste duhet të veprohet me mençuri

Më: 1 janar 2017 Në ora: 20:10
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek qytetarët e Republikës së Turqisë, kryeministirit Binali Jildirim dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan. Zaev në këtë telegram shpreh keqardhje për sulmin terroristë i cili ndodhi mbrëmë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

“Shpreh keqardhje të madhe dhe ngushëllime të sinqerta deri tek familjet e viktimave në sulmin terrorist në Stamboll. Dënojmë fuqishëm incidentin e përgjakshëm, ku sipas të dhënave kanë humbur jetën 39 persona dhe dyfish janë lënduar. Të vrasësh dhe frikësosh njerëzit e pafajshëm dhe polcinë duke u fshehur pas një maske, është jonjerëzore. Ky akt terrorist edhe një herë tregon se është e nevojshme që shtetet të organizohen më fuqishëm kundër terrizmit, si një kërcënim global ndaj botës moderne. Në këto momente kur arrijnë informacionet për sulme të reja në një xhami, është e nevojshme që të veprohet me mençuri dhe në mbrojtje të qytetarëve të pafajshëm. Shpresojmë që autorët do të kapen nga autoritetet dhe do të ballafaqohen me drejtësin”, thuhet në telegramin e Zoran Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat