Filmi i dashurisë ‘flet’ përmes kufirit, polici maqedonas dashurohet te refugjatja irakiane

Maqedonia

Filmi i dashurisë ‘flet’ përmes kufirit, polici maqedonas dashurohet te refugjatja irakiane

Më: 2 janar 2017 Në ora: 13:17
Bobi Dodevski dhe refugjates 20 vjeçare Nura Arkavazi

Thonë se dashuria nuk ‘njeh’ moshë dhe ajo kalon çdo kufi të shtetit. Këtë më së miri e konfirmon dashuria në mes policit nga Kumanova, 35 vjeçarit Bobi Dodevski dhe refugjates 20 vjeçare Nura Arkavazi, përcjell media nga Iraku, Nura Arkavazi.

Historia e tyre e dashurisë filloi në mars të vitit 2016 ku Nura ishte në mesi e refugjatëve dhe tentonte të futet në Serbi, në vendkalimin Tabanovcë, kurse Dodevski ishte ai që vendste rend, si pjesëtar i forcave të sigurisë. Arkavazi muslimane nga Irani dhe Bobi i komunitetit ortodoks, sllav u takuan në mars të vitit të kaluar dhe katër muaj më vonë u martuan.

Kur për herë të parë e ka takuar Bobi Nurën, ajo ka pasur temperaturë të lartë dhe është kujdesur që ajo të merr shërbim të nevojshëm mjekësor.

Nora dhe Bobi tani jetojnë me tre fëmijët e Bobit nga gruaja e parë dhe Nora tani pret të lindë. Asnjëri, tha Nora, tashmë nuk e shikon si refugjate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat