Me kërkesë të tij, Anevski është takuar me Prokuroren Janeva

Maqedonia

Me kërkesë të tij, Anevski është takuar me Prokuroren Janeva

Më: 5 janar 2017 Në ora: 14:28
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, (mandati i të cilit është vazhduar në mënyrë të paligjshme me zgjedhje të re) ka kërkuar takim me Prokuroren Speciale, Katica Janeva dhe së bashku me dy anëtarët e Këshillit kanë qen në takim në PSP, thonë për SDK, burimet nga të dy institucionet.

Takimi është realizuar para Vitit të Ri dhe për shumë njerëz është shumë e çuditshme pse Anevski ka kërkuar takim, ku dihet se ky trup gjatë gjithë periudhës ka qenë pengesë për punën e PSP-së.

Takimi i realizuar, për të cilin nuk ka detaje se për çka është biseduar, vjen në një kohë kur Këshilli duhet të vendosë për kërkesat e PSP-së për dorëzimin e lëndës “Sopot”, për të cilin, anëtarët shqiptarë janë deklaruar se do të votojnë që të dorëzohet në kompetenca të PSP-së.

‘Por, në vend të seancës dhe përgjigjes, e cila është e detyruar sipas ligjit, Anevski ka taktizuar, që të mos i nervozojë kuadrat e BDI-së në kushte kur ende nuk është formuar Qeveria, dhe kjo çështje është zhvendosur për vitin e ri 2017’.

‘Përderisa Anevski është marrë me pranime të vitit të ri, për shkak të vendimeve të paligjshme të sjella nga Këshilli, Prokuroritë Publike (nën kapelën e Zvërlevskit) janë përpara kolapsit, pasi që disa nga to, dhe më kritike është ajo e Prokurorisë së Lartë në Shkup, nuk ka prokurorë’.

Për shkak të vendimeve të Këshillit që të mos u vazhdohen mandatet prokurorëve mbi 64/65 vjet për gra ose burra, në PLP në Shkup nuk kanë ngelur as 5 prokurorë. Dhjetëra nga prokurorë stazhi i të cilëve nuk është vazhduar e padisin Këshillin, Gjykata tanimë ka marrë padi dhe ka sjellë vendim dhe i ka hedhur poshtë ato të Anevskit, por Këshilli nuk ka reaguar dhe nuk i kthen në punë, gjë që i bën dëm plotësisht Buxhetit.

Gjykata Kushtetuese sqaroi se nuk është kushtetuese ndarja e burave dhe grave për pensionim sipas viteve të ndryshme të stazhit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat