Rrëshqasin makinat në rrugën Shkup-Veles, bllokohet komunikacioni

Maqedonia

Rrëshqasin makinat në rrugën Shkup-Veles, bllokohet komunikacioni

Më: 5 janar 2017 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vështirësohet lëvizja e makinave në autostradën Shkup-Veles për shkak të intenzitetit të madh të borës dhe makinave që kanë rëshqitur në rrugë.

Qytetarët në rrjete sociale thonë se janë të bllokuar në një kolonë të madhe në makina dhe se bora nuk është aspak e pastruar.

“Lëvizim shumë ngadalë, por më shumë qëndrojmë në vend. Më mirë është që fare mos të nisen ata që duan të shkojnë në Veles ose Shkup, ka edhe vetuara që kanë rëshqitur nga rruga”, thotë një qytetarë i cili për momentin gjendet në makinë i bllokuar në kolonë.

Përveç rrugës Shkup-Veles, ankesa ka edhe për rrugët Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Tetovë, nga të cilat nuk është pastruar bora.

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë sonte njoftuan se aksi rrugorë Shkup-Veles-Shkup është i bllokuar, për shkak të makinave të prishura dhe atyre që kanë rëshqitur

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat