Ibrahimi: Takimi me Zaevin ishte takim spontan

Maqedonia

Ibrahimi: Takimi me Zaevin ishte takim spontan

Më: 6 janar 2017 Në ora: 22:28
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh deputet, Zeqirija Ibrahimi

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh deputet, Zeqirija Ibrahimi ka thënë për mediat shqiptare në Maqedoni se takimi i sotëm me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev ka ndodhur spontanisht dhe i paplanifikuar më parë.

“Takimi me drejtuesit e LSDM-së është në frymën e takimeve që realizohen këto ditë për të ardhmen e shtetit. Megjithëse takimi ishte joformal, mund t’ju them se kemi këmbyer ide se si mund të kthehet vendi në agjendën euro-atlantike, se cili duhet të jetë kursi i shtetit në të ardhmen dhe se si mund të bëhet kjo. Ka qenë një takim për parimet e mundshme e një bashkëpunimi të ardhshëm pa ndonjë gjë konkrete”, është shprehur Ibrahimi.

Ndryshe, vet Zaevi u shpreh se takimi me kreun e BESËS është i zakonshëm dhe se takime të tilla ka planifikuar edhe me partitë tjera shqiptarë, pa u përgjigjur nëse tashmë të njëjtëve u ka dërguar ftesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat