Ndihma e Shpejtë: Ulet numri i frakturave në Shkup

Maqedonia

Ndihma e Shpejtë: Ulet numri i frakturave në Shkup

Më: 8 janar 2017 Në ora: 23:59
Ilustrim

Ulet numri i frakturave dhe intervenimeve të Ndihmës së Shpjetë, në kohën e festave dhe ngricave të cilat e kanë përfshirë kryeqytetin e Maqedonisë. Mjekët gjatë Vitit të Ri patën shumë punë dhe autoritetet bënë thirrje që të mos dilet pa nevojë në temperaturat e ulëta, qytetarët në përgjithësi respektuan rekomandimet, me çka solli ulje të numrit të intervenimeve.

Për katër ditë, prej kur ra edhe bora e parë, Ndihma e Shpejtë ka intervenuar në vetëm katër raste të frakturave. Megjithatë vazhdon numri i madh i të sëmurëve me asmë dhe sëmundje kronike, të cilët janë më të atakuarit në temperaturat e ulëta.

Meteorologët në Maqedoni thonë se do të vazhdojnë edhe për disa ditë temperaturat e ulëta, ndërsa mjekët bëjnë apel tek qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, të veshin veshje të ngrohtë dhe të konsumojnë pije të ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat