Zaev-Althauser: Vendi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Maqedonia

Zaev-Althauser: Vendi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:40
Zoran Zaev dhe Christine Althauser

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është takuar sot me ambasadoren gjermane në Shkup, Christine Althauser, me të cilën është diskutuar për vazhdimin e proceseve demokratike në vend.

Gjithashtu është diskutuar edhe për formimin e një qeverie të re, të qëndrueshme dhe të përkushtuar ndaj reformave të menjëhershme.

Në takim u theksuan si mjaft kyçe, rekomandimet nga Raporti i përparimit i Komisionit Evropian dhe Priebe-së. Sipas njoftimit të LSDM-së, bashkëbiseduesit kanë folur edhe për reformat në sistemin juridik, si edhe për nevojën e kryerjes së plotë të punëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat