‘Brilijant’ e mbyll rafinerinë në Shtip!

Maqedonia

‘Brilijant’ e mbyll rafinerinë në Shtip!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Fabrika për vajin ‘Briliant’ nga Shtipi e ka mbyllur rafinerinë për vaji dhe janë lëshuar nga puna 30 punëtorë. Arsyeja për mbylljen e kësaj pjese nga fabrika për vajin është ekonomia e paqëndrueshme, thonë nga udhëheqësisë së kompanisë.

”Briliant’ punon normalisht. Vaji ynë mund të blehet në çdo shitore. Kemi mbyllur vetëm një nga pjesët e saj-rafineri dhe kjo është për shkak të ekonomisë së paqëndrueshme sepse ka trend negativ, veçanërisht bursës së lartë të çmimi të lëndës së parë. Kur çmimi i bursës do të stabilizohet te lëndët e para, çka për ne është e nevojshme, rafinerinë përsëri do ta hapim’, thotë për Plusinfo zëvendës drejtori i ‘Briliant’, Kosta Tashkov.

Ai thotë se në Zyrën për punësim janë 30 punëtorë të cilët kanë punuar në rafinerinë e vajit dhe nëse nuk krijohen kushte për kthimin e tyre në punë, atëherë do të vlerësohet, sipas tij, mund të hapet përsëri rafineria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat