Zaevi: Emri i Sefedin Nuredinit do të mbetet i skalitur në kulturën shoqërore në Maqedoni

Maqedonia

Zaevi: Emri i Sefedin Nuredinit do të mbetet i skalitur në kulturën shoqërore në Maqedoni

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:37
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dërgoi telegram ngushëllimi për familjen e aktorit Sefedin Nuredini.

“Largimi i tij lë një boshllëk të pakompensueshëm në familjen tuaj, por edhe në artin teatral në Maqedoni. Sefedin Nuredini pas tij la një krijimtari të pasur profesionale që padyshim edhe pas vdekjes së tij mbetet udhërrëfyes se me çfarë dashurie, përkushtueshmëri dhe punë kontribuohet në përparimin personal, por edhe në zhvillimin e shoqërisë ku jetojmë. Ai përmes veprës së tij të jetës dhe punës së palodhshme në krijimin e dramës shqiptare tregoi se si është e mundur që këtë ta arrijë çdokush që është i përcaktuar drejt të mirës kolektive”, thuhet në telegram.

Zaev shton edhe se emri i Sefedin Nuredinit do të mbetet i skalitur në kulturën dhe opinionin shoqëror në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat