Veliçkovski mori pjesë në takimin e Komitetit ushtarak të NATO-së

Maqedonia

Veliçkovski mori pjesë në takimin e Komitetit ushtarak të NATO-së

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:27
Veliçkovski

Një delegacion ushtarak i Maqedonisë i udhëhequr nga shefi i Shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral kolonel Metodija Veliçkovski, mori pjesë në sesionin e shefave të shtabeve të përgjithshme në Komitetin ushtarak të NATO-së në Bruksel.

Veliçkovski vërtetoi se Maqedonia qëndron fuqishëm në reformimin dhe mbështetjen e Maqedonisë për misionet e NATO-së, ndërkaq takimi i është kushtuar Afganistanit.

Ai bëri të ditur se në konkluzionet e sotme u tha se duhet të vazhdohet më tej me forcimin e kapaciteteve operative të ushtrisë afgane, me qëllim të marrjes në dorë të mbrojtjes së territorit të Afganistanit nga forcat ushtarake të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat