Në rajonin e Likovës ndërmerret aksion për ushqimin e kafshëve të egra

Maqedonia

Në rajonin e Likovës ndërmerret aksion për ushqimin e kafshëve të egra

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:09
Ushqim per kafshet

Edhe pse temperaturat janë të ulëta, anëtarë të shoqatës së gjuetarëve ”Shqiponja” në Likovë, këto ditë kanë ndërmarrë aksionin e ushqimit të kafshëve të egra në rajonin e Likovës.

Jovica Stojiq, anëtarë i kryesisë së shoqatës, bëri të ditur se janë ushqyer drenusha, derrë të egër dhe kafshë tjera. Ata kanë përcaktuar disa vende ku kanë lënë ushqim të mjafteushëm, si misër, kripë, sanë.

Anëtarët e kësaj shoqate patrullojnë bashkë me MPB-në për të mbrojtur kafshët nga gjuetia e palejueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat