VMRO-DPMNE: Zaev banorët e Strumicës i ka lënë në rend të dytë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev banorët e Strumicës i ka lënë në rend të dytë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:38
VMRO-DPMNE

Zoran Zaev i ka bërë banorët e Strumicës qytetarë të rendit të dytë, theksuan në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së nga Strumica. Sipas tyre, Zaev  në vend se t’i pastrojë nga bora rrugët në Strumicë, e ka dërguar mekanizmin në Haraçinë.

“Kujdesi i tij për banorët e Strumicës ka kulminuar me atë që derisa Strumica dhe fshatrat e saj janë ngujuar nga bora dhe mbeturinat e papastruara me muaj, ai mekanizmin tonë e dërgoi në Haraçinë, që t’i plotësojë kërkesat e banorëve të Haraçinës”, tha Daniela Stoilova Keçeva nga VMRO-DPMNE.

Sipas saj, Strumica është në kaos nga bora e papastruar në rrugë dhe nga trotoaret rrëshqitëse.

“Ai nuk kujdeset për faktin se ndihma e shpejtë nuk mund të shkojë deri në fshatrat e shkëputur të Strumicës, ndërsa ajo dikujt mund t’i kushtojë me jetë”, shtoi Stoilova Keçeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat