Pas Gruevskit, Ahmeti do të takohet me Zaevin?

Maqedonia

Pas Gruevskit, Ahmeti do të takohet me Zaevin?

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:34
Ali Ahmeti

Pas takimit të djeshëm me Nikolla Gruevskin, Ali Ahmeti do të takohet edhe me Zoran Zaevin. Kështu thonë burime nga BDI për 24Vesti.

Këto burime nuk tregojnë se kur dhe ku do të ndodhë takimi, e as tema që do të diskutohet. Mundësitë janë që Ahmeti të bëjë koalicion me Gruevskin ose me Zaevin, të bëhet një koalicion i gjërë, ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Funksionarë të lartë partiak thonë se Ahmeti është duke matur pulsin e partnerëve të mundshëm të koalicionit se cili mund t’i pranojë kushtet. Nga ana tjetër OBRM-PDUKM-ja nuk jep detaje rreth takimin Ahmeti – Gruevski, ndërkaq thonë se në Komitetin ekzekutiv të kësaj partie do të diskutohet për takimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat