Maqedonia prezantohet në Konferencën për turizëm aktiv në Londër

Maqedonia

Maqedonia prezantohet në Konferencën për turizëm aktiv në Londër

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:21
Konferencën për turizëm aktiv dhe biznes në Londër

Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë e ka prezantuar ofertën turistike të shtetit në Konferencën për turizëm aktiv dhe biznes në Londër, në të cilën janë të pranishme 200 pjesëmarrës, ekspozues, tur-operatorë dhe media.

Siç informoi Agjencia, në konferencë sidomos interes, kanë ngritur shtigjet malore-çikliste dhe shtegu këmbësorik evropian në pjesën lindore të Maqedonisë, si dhe rruga e verës dhe eno kultura.

Nga Agjencia theksojnë se paralajmërim për vizitë ka nga një prej tur-operatorëve më të njohur për organizim të udhëtimeve të turistëve (50+) në Maqedoni, që do të organizohet edhe për kompaninë e specializuar për jetë të egër, e cila do ta ofrojë Maqedoninë si destinacion të ri për vëzhgim të zogjve.

Interes për mbledhje me përfaqësues të Agjencisë kanë treguar 13 tur-operatorë britanikë, të cilët do ta kyçin Maqedoninë në programet e tyre që nga kjo verë, njofton AIM.

Nga Agjencia theksojnë se turizmi aktiv në Maqedoni mbetet gjithnjë e më atraktiv dhe eksploatues, sidomos pas mbajtjes së Konferencës rajonale në maj të vitit kaluar në Ohër, ku 300 delegatë kishin mundësi të njoftohen me bukuritë e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat