Zaevi u paraqit në Gjykatën e Kumanovës, dëshmoi për padinë private ndaj tij

Maqedonia

Zaevi u paraqit në Gjykatën e Kumanovës, dëshmoi për padinë private ndaj tij

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:17
Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Në Gjykatën e Kumanovës i u mbajt sot diskutimi i përgjithshëm kundër padisë së Viktor Cvetkovski, për inçizim të palejueshëm dhe publikim të audio inçizimeve ku të paditur janë Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Partia LSDM dhe Martin Kostovski, kryetar i degës komunale.

Zaevi dhe përfaqësuesi personit juridik, Damjan Mançevski, u dëgjuan si dëshmitarë të mbrojtjes, kurse Martin Kostovski mungoi për shkak të detyrave zyrtare.

Lideri i LSDM-së tha se audio inçizimet, ku është përfshirë edhe Cvetkovi me ish-ministren Gordana Jankuloska, janë pjesë e projektit ”E vërteta për Maqedoninë” dhe se vendimi për publikimin e tyre është sjellë nga organet më të larta të LSDM-së.

Damjan Mançevski tha se përgjegjësia për këto audi inçizime duhet të bjerë mbi ata që kanë kryer vepra të këqia që dëgjohen në biseda.

Përndryshe, Viktor Cvetkovski është sekretar i përgjithshëm i Opcionit qytetar për Maqedoninë dhe ka ngritur padi private ndaj Zaevit, Kostovskit dhe LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat