Zoran Zaev uron Donald Trump: Përkrahja e SHBA-ve, e rëndësisë së madhe për Maqedoninë

Maqedonia

Zoran Zaev uron Donald Trump: Përkrahja e SHBA-ve, e rëndësisë së madhe për Maqedoninë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:27
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot dërgoi urime deri të kryetari i SHBA-së, Donald Trump, për inaugurimin e tij, në të cilën shprehu shpresë se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë vendin në rrugën drejt integrimeve euro-atltantike.

“Për qytetarët e Maqedonisë i rëndësisë së madhe është kontributi i SHBA-së në zhvillimin e proceseve demokratike dhe përkrahjen e lirisë dhe të drejtës së njeriut në vend. Gjithashtu e rëndësisë së madhe është edhe përkrahja e SHBA-së për sa i përket sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe tërë rajonit. Ardhmëria e Maqedonisë është të qenit në NATO dhe BE dhe shpresoj se SHBA-ja do të vazhdon me politikat përkrahëse në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, tha Zaev në urimin për Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat