“Me Trumpin nuk do të ndryshojë politika e SHBA-së ndaj Maqedonisë”

Maqedonia

“Me Trumpin nuk do të ndryshojë politika e SHBA-së ndaj Maqedonisë”

Më: 22 janar 2017 Në ora: 19:07
Presidenti amerikan, Donald Trump

Politikologu Muhamed Jashari dhe ish-diplomati Nano Ruzhin  thonë se SHBA-të në krye me Donald Trumpin nuk do ta ndryshojnë politikën e tyre ndaj Maqedonisë.

“Këto edhe më tepër prioritet do ta kenë luftën kundër korrupsionit, tani është në trend formimi i PSP-së, Qeveria e re do ta ketë këtë sfidë, përpjekjet e saj për në BE dhe NATO, gjykatat e pavarura, korrupsioni, mendoj se këto edhe më tepër do të jenë çështje të cilat Bashkësia ndërkombëtare do ti kërkojë nga Maqedonia edhe pas Inaugurimit të Trampit”, deklaroi politologu Muhamed Jashari për Shenja.

Ndërsa ish-diplomati Nano Ruzhin thotë se Trump do të jetë simbol i Amerikës së njëjtë të cilën e njohim deri më tani.

Ekspertët Jashari dhe Ruzhin thonë se udhëheqja e SHBA-së nga presidenti Tramp nuk nënkpton edhe ndryshime të mëdha ndaj qasjes së Amerikës në rajon, por edhe ndaj qëndrimit për NATO-n.

Ata thonë se SHBA do të vazhdoj të ketë prioritet paqen dhe luftën kundër terrorizmit në botë dhe se udhëheqja e presidentit Trump nuk do të ndryshojë shumë strategjinë e deritanishme për rajonin tonë sepse Ballkani nuk është çështje primare për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat